Çfarë fshihet pas emrit të këtyre markave?

Prishtinë | 23 Sht 2016 | 22:34 | Nga

Ju çdo ditë i përdorni këto marka, por a keni menduar ndonjëherë për domethënien e emrave të tyre?

Ne kemi përzgjedhur më poshtë disa prej tyre:

Nike

Emri i kësaj kompanie sportive vjen nga perëndesha antike greke e fitores.

Fanta

Në një periudhë idesh, koka drejtuese e Coca-Cola në Gjermani, i tha ekipit të tij që ata duhet të përdornin Fantasie, që është një fjalë gjermane që do të thotë imagjinatë. Nuk u desh shumë imagjnatë për të dalë tek emri Fanta!

Nintendo

Edhe pse kuptimi i vërtetë i kompanisë është shumë i debatuar nga fansat, ‘Lërja fatin parajsës’ është një ndër kuptimet më të njohur.

Samsung

Në Kore sam do të thotë tre dhe sung do të thotë yll, kështuqë vetë Samsung ka kuptimin e 3 yjeve. Numri 3 ndërkohë përfaqëson diçka të madhe dhe të fuqishme.

Pandora

Në mitologjinë greke Pandorës i është dhënë dhurata e muzikës nga Apollo.

Hyundai

I njohur fillimisht si një prodhues automjetesh, Hyundai (që do të thotë modernitet në gjuhën koreane) gjithashtu krijon produkte të ndryshme për industrinë si për hapësirën ajore, produkte çeliku apo dhe për fushën e inxhinerisë.

Nivea

Niveus është latinisht për fjalën borëbardha, pastërtia e këtij imazhi reflektohet në ngjyrën e kremit për lëkurën të kompanisë.

Cadillac

I emërtuar sipas emrit të themeluesit të Detroit, një eksploruesi francez të quajtur Antoine de la Mothe Cadillac, emri është përzgjedhur për të ndjell shpirtin e një pioneri.

Reebok

J.W.Foster dhe Sons e riquajtën Reebok pasi nipi i themeluesit zbuloi emrin e një antilopë (rhebok gri) në një fjalor afrikano-jugor.

Durex
Kondomi britanik është thjesht një shkurtim i fjalës Durable Reliable Exellence (i fortë, i besueshëm, i përsosur).

Starbucks

Një histori tregon se kompania është emërtuar pas Starbuck, ndihmës kapieni i anijes së gjutisë së balenave Pequod nga novela klasike Moby-Dick.

Jagermeister

E përkthyer nga gjermanishtja, Jagermeister do të thotë ‘mjeshtëri i gjuetisë’. Motivi i gjuetisë përfaqëson edhe logon, ndërkohë që etiketa përmban një poemë nga një gjuetarë dhe një referencë për shënjëtorët mbrojës të gjuetarëve, Shën Hubertus dhe Shën Eustace.

Lego

Lego vjen nga një shkurtim i një shprehje daneze leg godt, që do të thotë ‘luaj mirë’.

Volkswagen

Në kohët kur rrugët e Gjermanisë ishin të mbyllura për të pasurit, Volkswagen, që do të thotë ‘Makina e njerëzve’, ofroi diçka ndryshe.

Pantene

Shampoja zviceriane vendosi të theksonte përbërësin magjik të produkteve të saj, porvitaminën e vitaminës B5 panthenol, e cila ishte zbuluar së fundmi nga shkencëtarët gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Sony

Sonus është fjala latine për tingullin, por emri gjithashtu vjen nga themeluesit të cilët e quajtën veten‘djemtë sonny’, një fjalë e huazuar nga japoishtja që do të thotë djemë të rinj të zgjuar.

Adidas

Ndryshe nga çfarë dinë të gjithë Adidas nuk do të thotë “All Day I Dream About Sports” (çdo ditë unë ëndërroj për sportin) por ajo është një kombinim tingujsh nga emri i themeluesit Adolf (Adi) Dassler.

Virgin

Sipas biografisë së Richard Branson, një punonjës e sugjeroi këtë emër meqë të gjithë ishin “të rinj” në këtë biznes.

Kodak

Themeluesi i Kodak George Eastman ishte i mendimet që emri duhet të ishte i shkurtër, të mos ngatërrohej dhe “të mos kishte ndonjë kuptim”. Ai ishte gjithashtu fans i shkronjë K. Rezultati ishte: Kodak.

Nikon

Nikon është shkurtim i Nippon Kogaku, që do të thotë optik japoneze, aspak surprizuese duke marr parasysh që kjo është kompania më e mirë e kamerave.

Lufthansa

Luft vjen nga gjermanishtja dhe do të thotë ‘ajër’ ndërsa ‘Hansa’ vjen nga Hanseatic League, një alenacë tregëtarësh që jetonin në Europën Veriore në shekullin 14-16.

Verizon

Kur Bell Atlantic dhe GTE u shkrinë një emër i ri u krijua nga kombinimi i veritas (e vërtetë nga latinishtja) dhe horizont, i cili përfaqëson, integritet, respekt, imagjinatë dhe pasion.

Të ngjashme