Kjo pishinë ka mahnitur të gjithë (Foto)

Prishtinë | 05 Gus 2016 | 10:34 | Nga

Mos u brengosni, njerëzit që do t’i shihni në fotografitë më poshtë nuk janë duke u mbytur në ujë!

Kjo është një pishinë “mashtruese” e cila krijon një iluzion që duket sikur atje poshtë pishinës ka njerëz duke u mbytur, të cilët po qëndrojnë në këmbë.

Iluzioni është krijuar nga 10cm ujë që mbahet në ajër nga dy shtresa transparente të qelqit në krye të pishinës.

Ky “instalacion” është krijuar nga artisti argjentinas Leandro Erlich, i cili ka lejuar vizitorët ta shikojnë pishinën nga lartë dhe nga poshtë.

Në fillim njerëzit tronditeshin nga pamja, duke u frikësuar se dikush është duke u mbytur atje poshtë, derisa artisti ua shpjegoi iluzionin dhe të vërtetën mbrapa kësaj pishine.

Duke e shikuar nga lartë, ju duket sikur poshtë pishinës ndodhen disa njerëz me rroba të cilët janë duke u mbytur në ujë. Se si duket nga jashtë dhe nga brenda, shikojeni më poshtë.

         

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme