Për 10 minuta hëngri 71 hot-dogë

Prishtinë | 05 Kor 2019 | 15:33 | Nga Ekonomia Online

Në New York me rastin e Ditës së Pavarësisë, 4 Korrikut, u mbajt gara tradicionale vjetore e ngrënies së hot-dogëve.

Në kategorinë e meshkujve, siç raportoi AA, fitoi kampioni i vitit të kaluar Joey Chestnut, i cili hëngri 71 hot-dogë për 10 minuta, duke shënuar fitoren e tij të 12-të në këtë garë.

Vitin e kaluar ai hëngri 74 hot-dogë, që ishte një rezultat rekord. “Këtë vit qëllimi im ishte të ha 75 hot-dogë. Dua të thyej rekorde, por fillova të haja shumë shpejt”, tha Chestnut.

Vendin e dytë e fitoi Darron Breedon nga Virginia që hëngri 50 hot-dogë.

Në kategorinë e femrave më e mira ishte Miki Sudo e cila fitoi vendin e parë në pesë vitet e fundit. Këtë vit ajo hëngri 31 hot-dogë për 10 minuta ndërsa vitin e kaluar ajo arriti të hante 37 hot-dogë.

Vendi i dytë në kategorinë e femrave i takoi Michelle Lesco, që hëngri 26 hot-dogë.

Gara e ngrënies së hot-dogëve në Coney Island, e cila çdo vit ndiqet nga mijëra njerëz, mbahet që nga viti 1972

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme