Pickimi i mushkonjës po e transformon burrin në një elefant

Prishtinë | 20 Kor 2016 | 16:21 | Nga

Thjesht u pickua nga një mushkonjë e Amerikës së Jugut dhe burri u infektua me një nga sëmundjet tropikale më të frikshme dhe rrënuese.

Raimundo u pickua 20 vjet më parë dhe më pas u infektua nga një parazit që njihet ndryshe edhe si sëmundja e elefantit. Burri ka luftuar me infeksionin që atëherë kur u pickua por pavarësisht kësaj, këmba e tij e majtë u rrit dhe u bë si ajo e elefantit.

Gjithashtu ajo iu paralizua. Infeksioni është karakterizuar në mënyrë tipike nga ënjtja ekstreme e gjymtyrëve apo organeve gjenitale, edhe pse shumica e njerëzve të cilët janë të infektuar nga paraziti fillimisht nuk kanë asnjë simptomë.

Megjithatë paraziti mund të shkaktojë dëmtim të veshkave, ndonëse në pamje të parë nuk shfaqet asnjë simptomë të sëmundjes. Raimundo aktualisht mjekohet në Sao Jose Rio Preto.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme