Problemet që vijnë si pasojë e qëndrimit ulur

Prishtinë | 27 Dhj 2018 | 11:11 | Nga Ekonomia Online

Një mënyrë jetese ulur mund të ketë një ndikim shumë negativ në shëndetin mendor, mungesa e aktivitetit fizik çon në zhvillimin e depresionit dhe ankthit për shkak të mungesës së endorfineve.

Lëvizja rregullisht mund të përmirësojë gjendjen shpirtërore dhe të relaksojë trupin, gjithashtu shërben për vetëvlerësim, ndikon në prodhimin e serotoninës, duke ndihmuar në uljen e një mosbalance që mund të çojë në probleme të memories dhe mungesës së oreksit, njofton Klan Kosova.

Disa nga problemet që vijnë nga qëndrimi ulur janë si: obeziteti, pagjumësia, deformimi në shpinë, sistemi i tretjes si dhe plakja më e shpejtë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme