Shqiponja tenton ta rrëmbejë fëmijën, i shkakton lëndime (Video)

Prishtinë | 18 Kor 2018 | 05:23 | Nga

Ky është momenti i tmerrshëm kur një shqiponjë e artë mbërthen një vajzë 8-vjeçare, duke i shkaktuar asaj plagë në trup.

Ngjarja, që fatmirësisht u mbyll vetëm me dëmtime për të miturën, ndodhi gjatë një shfaqeje gjuetie me fajkoj në Kirgistan.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja The Sun, fëmija doli papritur nga zona e spektatorëve, sapo shqiponja ishte lëshuar në qiell.

Në pamjet e publikuara në internet mund të shihet si grabitqari, me një hapje krahësh që shkon në rreth 2 metra, ulet tek fëmija dhe e kap atë me kthetra. Shqiponja e kishte ngatërruar fëmijën me prenë që duhet të kapte gjatë performancës.

Kujdestari i shpendit vrapoi për të shpëtuar fëmijën, e cila ndonëse e lënduar, iu kthye shëndoshë e mirë nënës së saj.

Të ngjashme