Vetura me motor të BMW-së për dy minuta bëhet aeroplan, fluturon 35 minuta

Prishtinë | 30 Qer 2021 | 10:10 | Nga Ekonomia Online

Një prototip i veturës fluturuese ka kompletuar një fluturim 35-minutësh mes Nitras dhe Bratislavës në Sllovaki.

Vetura aeroplan, e quajtur AirCar, është e pajisur me motor të prodhuesit gjerman të veturave, BMW, dhe funksionon me karburant të zakonshëm, me benzinë.

Dizajnuesi i kësaj veture, profesori Stefan Klein, tha se ajo mund të fluturojë rreth 1.000 kilometra në lartësi prej 2.500 metrash dh deri më tani ka qëndruar në ajër rreth 40 orë.

Kësaj veture  i nevojiten vetëm dy minuta e 15 sekonda që të transformohet në aeroplan, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Gjatë testimit fluturues, të realizuar të hënën në mëngjes, Klein tha se gjithçka ishte normale dhe shumë e këndshme. Në ajër, automjeti arriti shpejtësi prej 170 kilometrash në orë.

Me të mund të udhëtojnë dy persona me peshë të përgjithshme prej 200 kilogramësh. Ndryshe nga prototipet tjera, kjo veturë nuk mund të ngrihet dhe të lëshohet vertikalisht, por vetëm përmes pistës.

Të ngjashme