Rreth njëqind qytetarë, përfshirë kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, anëtarët e familjes dhe ish-bashkëluftëtarët, sot i bënë nderime Ridvan Qazimit – Komandant Lleshit, në varrin e tij në qendër të Tërnocit.
Mirëpo mediumi serb, Kurir, e ka konsideruar si provokim të shqiptarëve një akt të tillë, njofton Klan Kosova.
Kujtojmë se Ridvan Qazimi, një nga komandantët e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit (UÇPMB), u vra në këtë ditë, 20 vjet më parë, në përfundim të konfliktit me forcat shtetërore të sigurisë.