Kurrë nuk keni me arritë me i mposhtë mediet

Prishtinë | 17 Jan 2025 | 18:14 | Nga Leonard Kerquki

Në kohë fushate, jane disa institucione që pushtetarët kudo në botë mundohen t’i trajtojne me kujdes; siç eshte KQZ-ja, policia, ushtria, transmetuesi publik dhe mbi te gjitha komisionet mbikeqyreëe të mediave.

Ky eshtë ligj, por edhe sjellje minimalisht korrekte e atyre që jane në pushtet.

Kurse, pushteti i Albin Kurtit sot ka vendosur ta kapë brutalisht KPM-në, në mënyrë që deri në ditën e zgjedhjeve t’i plandosë krejt mediat kritike.

Kjo është nje dite e zezë për demokracinë e këtij vendi; të ndërtuar me perpjekje shekullore, me gjak e me pushkë.

Unë veç një porosi e kam për këta lahpera; kurrë, ama kurrë hiç nuk keni me arritë me na mposhtë. Kjo gjeneratë e gazetarëve nuk janë llaskuca, por jane gjenerata ma e mirë e ma e fuqishme që sot ka – jo veç Kosova, por krejt Ballkani.

Të ngjashme