Investimi dhe të vepruarit në mënyrë të mençur, janë çelësi i suksesit i arritjes së kulmit të pasurisë.
Madje sipas këshilluesit financiar, David Bach, ”të bëhesh i pasur nuk është asgjë më shumë se të dish si të kursesh dhe të investosh”, transmeton Klan Kosova.
Në librin e tij ”Çiftet e mençura përfundojnë të pasur” ai rekomandon se nuk është nevoja që të keni gjithsesi para për të bërë para.
”Thjeshtë duhet t’i merrni vendimet e duhura – dhe të veproni ashtu”, shton ai.
Për të ilustruar mënyrën e thjeshtë të pasurimit përgjatë kohës, Bach krijoi një tabelë e cila tregon se sa shumë para duhet të kurseni çdo ditë, muaj ose vit për të bërë një milion dollarë deri në moshën 65 vjeçare.
Kështu, nëse filloni të kurseni nga mosha 20 vjeçare, për t’u bërë milioner në moshën 65 vjeçare ju duhet të kurseni 2 dollarë në ditë.
Tabela supozon se jeni duke filluar me zero dollarë të investuara, por me një kthim vjetor të parave tuaja nga banka prej 12% – që do të thotë, investimi juaj të afatizohet në bankë.
Përderisa numrat në tabelën më poshtë nuk janë plotësisht të saktë (për thjeshtësi, tabela nuk merr parasysh ndikimin e taksave dhe shkallën e lartë të kthimit të bankës prej 12%), ajo ju jep një ide të mirë se si disa para të ruajtura çdo muaj mund të bëjnë një ndryshim të madh afatgjatë në llogarinë tuaj bankare, veçanërisht nëse filloni të kurseni në moshë të re, transmeton Klan Kosova.