Në fund të qeverisjes së tyre njëditore me Komunën, fëmijët e Gjilanit kanë mbajtur mbledhjen e asamblesë komunale, të cilën e ka udhëhequr OltiSyliqi, ku kanë shqyrtuar e miratuar katër pika të ndryshme, siç janë edukata sportive në shkolla, luftimi i dukurive negative, formimi i kabineteve si dhe kanë diskutuar rreth idesë së MASHT-it në lidhje me pilot-projektin që parasheh një reformim të mësimdhënies nga klasa e tretë.
Shpresa Kurteshi Emini, kryesuese e Kuvendit Komunal, është shprehur e kënaqur sa i përket bashkëpunimit të sotëm me fëmijët si dhe me angazhimin e tyre gjatë qeverisjes 24 orësh për të diskutuar çështje që janë me interes për nxënësit.
Kurteshi-Emini ka thënë se të gjitha kërkesat e tyre do të adresohen për zgjidhjedhe ka premtuar se së bashkë me kryetarin e Komunës do të angazhohen që nevojat e fëmijëve të plotësohen sa më mirë që është e mundur.
“Kuvendi Komunal do ta ketë në rend dite së shpejti rregulloren për fëmijë dhe unë ju premtoj se do të punojmë me përkushtim të madh që kjo rregullore të jetë sa më e mirë dhe e zbatueshme në praktikë”, ka thënë Kurteshi-Emini.
Asamblenë e fëmijëve e ka përshëndetur edhe kryetarja e re e Komunës, RegaAliu, ndërkohë që pjesëmarrësit kanë treguar interesim të madh për t`u përfshirë me diskutime në pikat e rendit të punës.
Përndryshe, duke vazhduar një praktikë të mëhershme, që në Gjilan ka nisur në vitin 2001, kryetari i Komunës, LutfiHaziri, i ka dorëzuar sot pozitën e tij për 24 orë, RegaAliut dhe stafit të saj, OltiSuliqi, kryesues i Kuvendit të Komunës, LediSylejmani, nënkryetar, Kanina Mehmetizëvendëskryesuese dhe RonaAliu, shefe e kabinetit, si simbolikë e respektimit të të drejtave të fëmijëve.
“Fëmijët janë gjithçka për ne, prandaj duhet të investojmë në kujdes, edukim dhe punësimin e tyre në të ardhmen”, ka thënë Haziri.
Kurse, Rega Aliu është falënderuar për respektin dhe përkushtimin që Komuna e Gjilanit po tregon për fëmijët.