Ka nisur interpelanca për ministrin e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajramit, e iniciuar nga deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Ismail Kurteshi.
Në fjalën e tij Kurteshi tha se gjendjen e rëndë në përgjithësi në arsim është si pasojë e ndikimit të politikës.
Sipas tij politikanët po e përdorin arsimin për përfitime personale dhe partiake, raporton Ekonomia Online.
Ai përmendi edhe kolegjet e shumta që janë hapë në Kosovë, e të cilat sipas tij nuk ofrojnë cilësi të duhur, ndërsa fajësoi edhe mësimdhënësit, prindërit, por edhe vet nxënësit.
Si rezultat i këtyre gjetjeve ai tha se ka ndodhur edhe dështimi në testin e PISA-s.