Anëtarët e Komisionit Qendror Zgjedhor kanë diskutuar propozimin e broshurave me listat e kandidatëve, raporton Ekonomia Online.
Nisma ka kërkuar që të hiqen të gjitha zbrazëtirat dhe të bëhet riradhitja, qëndrim të njëjtë ka dhënë edhe AAK-ja.
VV ka thënë se lista e tyre s’do të ndryshojë dhe do të jetë ajo çfarë ka qenë prej 110 deputetëve.
Sipas vendimit broshurat do të jenë me emrat e kandidatëve të certifikuar.
Sami Kurteshi ka thënë se kjo gjë po bëhet për të hequr nga lista Albin Kurtin.
Propozimi i VV-së që listat të mbesin siç janë, nuk ka kaluar. Ndërsa propozimi i Nismës që listat në broshurë të ndryshohet ka marr 8 vota për