Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial të martirëve në Polac, siç shkroi ai, për të kujtuar sakrificat për liri dhe betejën e vazhdueshme për drejtësi.
Kurti ka thënë se përkujtimi i viktimave dhe dëshmorëve nuk është vetëm obligim moral, por edhe institucional.
“Kujtimi i tyre na udhëzon e frymëzon për të ardhmen, për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe më të mirë për të gjithë”, shkroi Kurti mes tjerash në Facebook.