Reforma në Administratës Publike në Kosovë ishte temë diskutimi në konferencën e organizuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), ku pjesëmarrës ishin kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë Tomas Szunyog, raporton Ekonomia Online.
Shefi i Qeverisë, Albin Kurti, tha se si Qeveri kanë po përballen me sfida nga më të ndryshmet.
Kurti tha se në kuadër të ndryshimeve ligjore, ekzekutivi ka filluar shqyrtimin e ligjit për zyrtarë publike dhe zvogëlimin e barrës administrative për biznese.
“Reforma e administratës publike ka rol qendror në qeverinë tonë. Aftësia e shtetit për të arritur reforma është standardi kyç për në BE-në. Administrata publike përballet me sfida nga më të ndryshme. Do të ofrojmë bazën e nevojshme për synimet tona që duam t’i arrijmë. Kemi trashëguar probleme të shumta. Besimi i lartë qytetarë paraqet mundësi të mirë. Disa nga proceset që jemi duke punuar në reformë, janë se kemi filluar strategjinë e agjendës 20-30 që do të përcaktoj një administratë efektive”.
“Në kuadër të ndryshimeve ligjore kemi filluar shqyrtimin e ligjit për zyrtarë publike, hartimin e ligjit të ri për pagat. Se fundmi qeveria ka filluar zvogëlimin e barrës administrative për biznese. Do të kursejmë paranë e qytetarëve dhe bizneseve. Synimi jonë është të kemi administratë efektive dhe të besueshme për qytetarë”, ka thënë Kurti.
Shefi i BE-s në Kosovë, Tomas Szunyog, tha se reformat në administratë publike janë të domosdoshme për një shtet që të arrij objektivat politike. Ndërsa kërkoi nga Qeveria që t’i përshpejtojë këto reforma.
“Unë jam i kënaqur që GLPS është nikoqir i kësaj konference dhe shoqëria civile ka rol kryesor. Reforma në administratë publike është mënyra më efektive për monitorim. Këto reforma janë të domosdoshme për një shtet që të arrij objektivat politike. Është reformë që duhet të bëhet domosdo. Reforma në këtë fushë është mjaft komplekse. Pozita e qeverisë është shumë e mirë t’i përshpejtojë këto reforma. Aprovimi i legjislacionit është hapi i parë në reforma. Nëse kjo reformë vihet në vend reforma do të ketë hap të madh. Fokusi duhet të mbetet në implementimin e këtyre ligjeve”, tha ai.
Arbresha Loxha-Stublla nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), tha se këtë vit po e fillojnë me këtë format të konferencës, që synim kanë reformën në Administratë.
“Duke qenë se është proces kompleks, shtetet duhet të jenë të përgatitura që të bëhen anëtare të BE. Kosova së bashku me vendet e Ballkanit monitorohet nga sigma. Ne jemi shumë falënderues dhe vlerësojmë kontributin e secilit dhe është shumë e rëndësishme të kemi mbështetje nga qeveria”, tha ajo.