Kurti: Me Agimin fitoni një punëtor dhe shërbëtor të madh të Mitrovicës

Mitrovice | 13 Nën 2017 | 15:34 | Nga

Pas zyrtarizimit të marrëveshjes për vazhdimin e koalicionit AKR-VV, Albin Kurti sot ka qëndruar në Mitrovicë për t’i dhënë mbështetje kandidatit për kryetar, Agim Bahtiri.

Në këtë takim të organizuar me strukturat e të dy partive, Kurti ka thënë se “Bahtiri është kryetari i tanishëm dhe i ardhshëm i Mitrovicës”, ku edhe iu bëri ftesë të pranishmëve që në orët dhe ditët e mbetura të dilet shtëpi për shtëpi për t’i siguruar fitore të fuqishme më 19 nëntor.

“Pavarësisht partive që i përkisni, të gjithë së bashku të dielën dilni në votime masivisht, sepse na duhet një fitore masive. Më 19 nëntor Mitrovica do të tregoj se e don Agimin për kryetar, e jo ata që kanë qeverisur para tij. Agimi e ka gjetur Trepçën dhe Mitrovicën të ndarë, mirëpo ai nuk ka lejuar të bëhet edhe më keq se që ishte dhe është përpjekur me mish e me shpirt, me mendje e me zemër, që të bëjë punë të mira për ta ndalur të keqen dhe për këtë gjë ka pasur mbështetjen e nënkryetarit dhe drejtorëve që vijnë nga radhët e VV-së”, deklaroi Kurti.

Kurti tha se me Bahtirin “e fitoni një punëtor e një shërbëtor të madh të qytetarëve të Mitrovicës, ndërsa me të tjerët Mitrovica fiton sundim e zullum”.

Ndërkaq, kryetari aktual i Mitrovicës dhe kandidati për një mandat tjetër , ish liderin e VV-së dhe deputetin e kësaj partie, e quajti kryeministër të ardhshëm të Kosovës, duke thënë që është njeriu të cilin e vlerëson më së shumti.

Ndërkaq, duke folur për negociatat e Brukselit për Mitrovicën, Bahtiri ka treguar se vazhdimisht është konsultuar me Albin Kurti.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme