Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe nuk ka qenë temë e takimit të 18 gushtit.
Ai tha se Brukseli ka sjellë agjendë paraprake, ku shtoi se ai ka propozuar një kapitull për marrëveshjet e deritanishme.
“Është e vërtetë që atë e përmend presidenti i Serbisë, por s’ka qenë ajo pikë e diskutimit në dialogun në Bruksel”, është shprehur Kurti.
Ai tha marrëveshjet e deritanishme duhet shqyrtuar se çka është e kotë e çka është zbatuar deri më tani.