Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për takimet e djeshme në Ohër, pas së cilave u arrit një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Kurti tha se në Ohër shkuan me qëllime të mira dhe se treguan mirëbesim gjatë takimeve. Ai falënderoi kryediplomatin evropian Josep Borrell, të dërguarin e BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak dhe të dërguarin […]
Kurti: BE-ja të gjejë mekanizëm për ta bërë marrëveshjen ligjërisht të detyrueshme

Kryeministri Albin Kurti ka shkruar për takimet e djeshme në Ohër, pas së cilave u arrit një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.
Kurti tha se në Ohër shkuan me qëllime të mira dhe se treguan mirëbesim gjatë takimeve.
Ai falënderoi kryediplomatin evropian Josep Borrell, të dërguarin e BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak dhe të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Tutje Kurti tha se Serbia iu shmang nënshkriumi të marrëveshjes dhe të aneksit dhe se tani i takon BE-së që të gjejë një mekanizëm për ta bërë marrëveshjen ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të detyrueshme.
“Tani kemi arritur një marrëveshje për një aneks implementues të Marrëveshjes Themelore. Serbia, ashtu si në takimin e fundit në Bruksel, iu shmang nënshkrimit të Marrëveshjes dhe tani edhe Aneksit. I takon BE-së të gjejë një mekanizëm për ta bërë marrëveshjen ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të detyrueshme”, shkroi Kurti.
We came to Ohër/Ohrid with good intentions and demonstrated good faith throughout yesterday's meetings. I thank EU HR/VP @JosepBorrellF, EUSR @MiroslavLajcak, and DAS Escobar for their unyielding commitment, as well as North Macedonia for their warm hospitality.
— Albin Kurti (@albinkurti) March 19, 2023
We have now reached an agreement on an implementation annex to the Basic Agreement. Serbia—just as in the last meeting in Brussels—avoided signing the Agreement, and now also the Annex. It's up to the EU to find a mechanism to make the agreement legally & internationally binding.
— Albin Kurti (@albinkurti) March 19, 2023











