Kurti beson se 40% janë analfabetë, andaj deklaron se “vetëm 3 % e mallit nuk erdhi”

Prishtinë | 18 Gus 2023 | 21:07 | Nga Lirim Mehmetaj

Albin Kurti, duke u mbështetur në formulën e tij se mbi 40 për qind e popullit janë analfabetë, ka provuar të arsyetojë arrestimet e sotme.

Shihni çfarë provoi të bëjë.

Mediat kanë raportuar se 300 mijë euro të rezervave shtetërore janë paguar për mallra, por malli nuk ka ardhur.

Kurti del e thotë vetëm 3 për qind e mallit nuk ka ardhur.

3 për qind e 10 milionë eurove janë 300 mijë euro.

Pra, fiks ajo që kanë raportuar mediat.

Por, ai mendon se shqiptarët janë analfabetë funksionalë, siç e ka shkruar edhe në atë vizionin e partisë dhe beson se me kaq ia hedhë.

Ky është i rrezikshëm, por edhe i pamençur, prandaj bëhet tepër i rrezikshëm.

Për kujtese, ja çfarë thotë dokumenti i brendshëm i partisë i shkruar nga Kurti: Faqe 19, pjesa “Komunikimi është organizim”

“Thashethemet janë burim (dez)informacioni…”, “nuk bën ta nënçmojmë fuqinë e thashethëmës”.

“Ajo zhvillohet shumë në një popullsi sikurse kjo e jona në të cilën analfabetizmi funksional (ku qytetarët i dinë germat por bëjnë shumë gabime në drejtshkrim e gramatikë) ka përfshirë afër 40% të popullsisë”,

“Qëndrime të caktuara tonat në mjedise e kohë të posaçme duhet të përhapen pikërisht ashtu: pra, si thashethëma”.

Të ngjashme