Kurti bisedon me Cholletin pasi mbërrin në Ohër, i shpreh përkushtimin për takimin e nesërm

Prishtinë | 17 Mar 2023 | 21:30 | Nga Ekonomia Online

Pas arritjes në Ohër, para takimit të nesërm të nivelit të lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të fasilituar nga Bashkimi Evropian, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një bisedë telefonike me Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Sipas një njoftimi nga Zyra e Kurtit, u bisedua për rëndësinë që kjo fundjavë ka për Kosovën, rajonin, integrimet Euro-Atlantike dhe sigurinë.

Kryeministri theksoi se Kosova është e përkushtuar që dita e nesërme të jetë e suksesshme.

Ai falënderoi z. Chollet për angazhimin dhe kontributin e tij dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e dialogut.

Të ngjashme