Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se brenga e nënave të të pagjeturve është brengë e të gjithëve.
Këto komente ai i ka bërë gjatë vizitës së organizatës “Thirrjet e Nënave” në Gjakovë.
“Brenga e nënave të të pagjeturve është brengë e gjithë shoqërisë tonë. Kurrë nuk do të rehatohemi pa e përmbushur deri në fund kërkesën njerëzore të këtyre nënave. #Albini2017”, ka shkruar Kurti në rrjetin social Facebook, duke ja bashkëngjitur një video gjatë takimit me nënat e të pagjeturve me përshkrimin “Kjo video nuk ka nevojë për tekst përshkrues”.