Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Tinka Kurti, ka thënë se insistimi i Valdete Dakës për të moscertifikuar Albin Kurtin për kryeministër, pavarësisht se ekziston një rekomandim nga Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim për një gjë të tillë, e konfirmon akuzën e VV-së mbi anshmërinë e saj.
Sipas saj, Daka hapur po e bën argatin e PLAN-it, çka për Lëvizjen Vetëvendosje është e papranueshme.
“Në anën tjetër, ne themi hapur dhe qartë: Albin Kurti do të jetë bartës i listës dhe Kryeministri i ardhshëm i Republikës së Kosovës. Nuk ka institucion të kapur që pamundëson diçka të tillë. Shihemi me 14 Shkurt”.