Kurti dënon kërcënimet ndaj policëve të rinj serbë: Të neveritshme, Serbia t’i ndalë ato

Prishtinë | 27 Kor 2023 | 08:30 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se dënon kërcënimet ndaj policëve të rinj serbë.

Siç ka thënë ai, përpjekjet e dhunshme të Serbisë për të penguar integrimin e serbëve etnikë në institucionet e Kosovës duhet të ndalen tani.

“Dënoj kërcënimet e neveritshme ndaj policëve të ri të Policisë së Kosovës, zyrtarë nga komunitetet joshumicë. Përpjekjet e dhunshme të Serbisë për të penguar integrimin e serbëve etnikë në institucionet e Kosovës duhet të ndalen tani. Të gjithë qytetarët e Republikës sonë kanë të drejtë t’i shërbejnë vendit të tyre pa hakmarrje”, ka shkruar ai në Twitter.

Të martën është raportuar për kërcënime në kanalin rus telegram. Zyrtarët nga komunitetet joshumicë kanë filluar punën këtë javë në veri të vendit.

Të ngjashme