Ekonomia Online
FUNDIT

Kurti dënon sulmin me raketa në Poloni, kërkon “hetim të plotë

Kurti dënon sulmin me raketa në Poloni, kërkon “hetim të plotë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ngushëlluar popullin e Polonisë pas sulmit me raketa në një fshat të këtij vend nga Rusia. “Ngushëllimet e mia për Republikën e Polonisë, pasi dy civilë u vranë pranë kufirit polako-ukrainas në mes të sulmit raketor të Rusisë në territorin ukrainas. Unë bashkohem me botën demokratike në dënimin e […]

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ngushëlluar popullin e Polonisë pas sulmit me raketa në një fshat të këtij vend nga Rusia.

“Ngushëllimet e mia për Republikën e Polonisë, pasi dy civilë u vranë pranë kufirit polako-ukrainas në mes të sulmit raketor të Rusisë në territorin ukrainas. Unë bashkohem me botën demokratike në dënimin e krimeve të luftës të Rusisë dhe bëj thirrje për një hetim të plotë të sulmit”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Më herët reagoi edhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla. Derisa NATO dhe ShBA-ja kanë thënë se po hetojnë për të kuptuar rrethanat e sulmit në vendin anëtar të Aleancës Veri-Atlantike, Gërvalla nuk ka ngurruar ta cilësojë si vepër të Rusisë.

My condolences to the Republic of Poland after two civilians were killed near the Polish-Ukrainian border in the midst of Russia's missile attack on Ukrainian territory. I join the democratic world in condemning Russia's war crimes and call for a full investigation of the attack.

— Albin Kurti (@albinkurti) November 15, 2022

Të ngjashme