Kurti e Aliu promovojnë “torbat” në vend të qeseve plastike

Prishtinë | 06 Nën 2023 | 11:38 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, kanë vizituar disa dyqane në qendër të Prishtinës, për të promovuar zvogëlimin e përdorimit të qeseve të plastikës, raporton Ekonomia Online.

Kurti i falënderoi pronarët e marketeve për bashkëpunimin dhe i ftoi qytetarët të marrin “torbat” me vete kur shkojnë në market. Kurti shpjegoi se qeset pa doreza janë falas, ndërsa të tjerat 5 centë, nga të cilat 2 centë do të shkojnë në buxhetin e shtetit.  

“Ne i falënderojmë shumë për bashkëpunimin pronarët e marketeve dhe menaxherët e marketeve, apo vetëshërbimeve siç iu kemi thënë kaherë, që ta zbatojmë me përpikëri udhëzimin administrativ. I ftojmë qytetarët që kur të shkojnë të blejnë në vetëshërbim në markete t’i marrin torbat me vete”, u shpreh Kurti.

“Vetëm këto qeset pa dorëza pa vegëza do të jenë  falas dhe këto përdoren për fruta dhe perime ndërkaq  ato qeset prej 25 deri 50 gram do të kushtojnë 5 centë,  2 centë shkojnë në buxhet të shtetit. Por është mirë që aso të kemi sa më pak të drejtë aspak dhe torbat merreni me vete kur blini gjësende nëpër vetëshërbime apo markete”.

Të ngjashme