Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, së bashku me deputeten Albulena Haxhiu kanë pritur sot në një takim njoftues ambasadorin e ri italian, Nicola Orlando.
Në njoftimin e bërë nga LVV thuhet se me ambasadorin Orlando është biseduar për situatën aktuale politike në vend, me ç’ rast është njoftuar edhe për përpjekjet e Lëvizjes Vetëvendosje për formimin e institucioneve të reja të Republikës, transmeton Telegrafi.
“Me bindjen që qeveria e re do të formohet së shpejti dhe duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në drejtim të forcimit të institucioneve vendore, z. Orlando i uruam shërbim të mbarë gjatë punës në Kosovë”, thuhet në njoftimin e LVV-së.
Kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti, së bashku me deputeten Albulena Haxhiu priti sot në një takim njoftues ambasadorin e ri Italian, z. Nicola Orlando
Me ambasadorin z. Orlando bashkëbiseduam për situatën aktuale politike në vend, me ç’ rast e njoftuam edhe për përpjekjet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për formimin e institucioneve të reja të Republikës.
Me bindjen që qeveria e re do të formohet së shpejti dhe duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim në drejtim të forcimit të institucioneve vendore, z. Orlando i uruam shërbim të mbarë gjatë punës në Kosovë.