Kandidati për kryeministër, Albin Kurti dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani kanë përfunduar ditën e takimeve me kryetarin e Listës Serbe Goran Rakiq. Ky i fundit pas takimit nuk është deklaruar për medie, raporton Ekonomia Online.
Ndryshe gjatë ditës së sotme Kurti dhe Osmani kishin takuar edhe përfaqësuesit e tjerë të komuniteteve për t’u konsultuar për formimin e institucioneve.
Ndërsa, të premtën Albin Kurti dhe Vjosa Osmani presin në takim kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.