Kryeministri i Kosovës Albin Kurti bashkë me ministren e Ekonomisë Artane Rizvanolli kanë vizituar ndërmarrjen “Trepça”, raporton Ekonomia Online.
Vizita e tyre vjen pas sulmit që ka ndodhur mes ushtruesit të detyrës së kryeshefit të “Trepçës”, Enis Abdurrahmani dhe drejtorit të administratës, Besim Haxhiu, në zyrat e kësaj ndërmarrjeje.
Abdurrahmani e ka akuzuar ish-kryeshefin e Trepçës, Rafet Ibishin, për këtë sulm, duke thënë se kishte për qëllim dëmtimin e pronave të ndërmarrjes.