Kurti dhe Vuçiq në Athinë, mediat greke: Mesazhi i qartë që Mitsotakis i dha Ramës

Prishtinë | 20 Gus 2023 | 13:31 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të udhëtojë të hënën drejt Greqisë me ftesë të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis për darken informale të organizuar nga kreu i shtetit grek.

Mitsotakis ka ftuar të gjithë kryeministrat e rajonit, me përjashtim të Shqipërisë ku ftesa është dërguar në nivel presidencial.

Ajo që ra në sy ishte fakti që Mitsotakis kishte ftuar në darkë presidentin dhe jo kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Darka dhe refuzimi i ftesës nga ana e Shqipërisë vjen pas tensioneve në rritje për rastin e Fredi Belerit.

Gjithashtu, edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, dhe kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Borjana Kristo, do të mbërrijnë në Athinë për të marrë pjesë në darkë, raporton Euronews Albania, transmeton Paparaci.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Mitsotakis.

Të ngjashme