Ekonomia Online
FUNDIT

Kurti dhe Vuçiq thuhet se do ta nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët për të pagjeturit

Kurti dhe Vuçiq thuhet se do ta nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët për të pagjeturit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të takohen më 18 gusht në Bruksel. Në takim duhet ta nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët për zgjidhjen e çështjes së personave të pagjetur në Kosovë, mëson mediumi opozitar serb, Nova.rs. Sipas këtij mediumi, teksti i deklaratës është dakorduar në masë të madhe dhe pritet momenti që […]

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq do të takohen më 18 gusht në Bruksel. Në takim duhet ta nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët për zgjidhjen e çështjes së personave të pagjetur në Kosovë, mëson mediumi opozitar serb, Nova.rs.

Sipas këtij mediumi, teksti i deklaratës është dakorduar në masë të madhe dhe pritet momenti që të nënshkruhet. Për opinionin ende nuk dihet qëllimi zyrtar i takimit Kurti – Vuçiq.

Pala serbe pret që të diskutohet për vendimet e Kosovës për dokumentin për hyrje dhe për konvertimin e targave në RKS, por për Qeverinë e Kosovës kjo çështje është e mbyllur.

Nova.rs shkruan se deklarata që Kurti dhe Vuçiq thuhet se do ta nënshkruajnë në Bruksel do ta mbështeste procesin e gjetjes së personave të zhdukur dhe zbardhjes së fateve të tyre.

Të ngjashme