Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook se do ndërtohet Fabrika e Municionit me prodhim “Made in Kosovo” dhe investime tjera për ushtrinë në vlerë 1 miliardë euro, ndërkohë që numri i ushtarëve në Forcën e Sigurisë së Kosovës vazhdon të rritet.
Poashtu, mandatin e ardhshëm, ai njoftoi se do bëhet edhe Diga e Kuçicës në Skënderaj, si dhe do bëhet ndërtimi i Tregut të Gjelbër per promovimin dhe shitjen e prodhimeve vendore.