Ekonomia Online
FUNDIT

Kurti e Abdixhiku nuk morrën pjesë në “Marshin për Liri”

Kurti e Abdixhiku nuk morrën pjesë në “Marshin për Liri”

Në “Marshin për Liri”, i organizuar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, nuk kanë marrë pjesë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ndonëse kanë qenë të ftuar në këtë ngjarje. Në mesin e figurave politike që kanë marrë pjesë në marsh kanë qenë kryetari […]

Në “Marshin për Liri”, i organizuar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, nuk kanë marrë pjesë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ndonëse kanë qenë të ftuar në këtë ngjarje.

Në mesin e figurave politike që kanë marrë pjesë në marsh kanë qenë kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, dhe deputeti i PDK-së, Bedri Hamza.

Gjini dhe Hamza kanë qenë pjesë e marshit dhe kanë mbajtur edhe fjalime para pjesëmarrësve. Ndërkaq, Kurti dhe Abdixhiku nuk janë paraqitur në mesin e pjesëmarrësve të marshit, pavarësisht ftesës për pjesëmarrje.

Të ngjashme