Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla janë takuar me emisarin special i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.
Kurti ka udhëtuar drejt Ohrit për të marrë pjesë në ditën e dytë të Konferencës së Parë Ndërkombëtare të “Forumin të Prespës për Dialog”, njofton Klan Kosova.
Në këtë forum marrin pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ajo e Serbisë Ana Bërnabiq, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev dhe Zoran Tegeltija nga Bosnja e Hercegovina.