Kurti e Murati mbajnë sot konferencë për media

Prishtinë | 22 Dhj 2024 | 10:19 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i vendit Albin Kurti, si dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, mbajnë sot një konferencë për medie, raporton Ekonomia Online.

Konferenca do të mbahet duke filluar nga ora 11:00.

Një ditë më parë ministri Murati në një status të tij në rrjetin social Facebook ka njoftuar se po procesohet subvencioni i energjisë elektrike për faturat e muajit nëntor.

“Tashmë është procesuar subvencioni për faturat e energjisë elektrike të muajit nëntor për të gjitha familjet e cenueshme që janë kualifikuar për përfitim.  Të gjitha familjet përfituese mund t’a shohin subvencionin qysh tash në llogarinë e tyre online me furnizuesin, apo edhe kur të pranojnë faturën e energjisë elektrike pas leximit të orëmatësit”, ka shkruar Murati.

Të ngjashme