Kurti e Osmani takojnë Abdixhikun në konsultimet për formimin e institucioneve

Prishtinë | 19 Mar 2021 | 14:41 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani kanë pritur  në takim kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun ku kanë diskutuar  për formimin e institucioneve, raporton Ekonomia Online.

Takimi me Abdixhikun është i fundit që zhvillohet në kuadër të takimeve me partitë parlamentare.

Nga këto takime fituesit e zgjedhjeve kanë marrë mbështetje për formimin e institucioneve, kryesisht nga përfaqësuesit e minoriteteve joserbe.

Ndrësa, votat për zgjedhjen e Presidentit ende nuk janë siguruar, ku deri më tash PDK-ja e AAK-ja kanë bërë të ditur se nuk do t’i bëjnë kuorumin Osmanit.

LDK-ja ende s’ka vendim, dhe një gjë do të vendoset në takimit e së shtunës të Kryesisë së LDK-së.

Abdixhiku në këtë takim është i shoqëruar nga Kujtim Shala.

Të ngjashme