Kurti e Osmani të bindur në fitore marshojnë shesheve të Prishtinës: Pushtuesit po largohen

Prishtinë | 12 Shk 2021 | 12:33 | Nga Aulona Sylaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati i VV-së për kreun e Qeverisë, Albin Kurti dhe u.d e presidentes Vjosa Osmani kanë marshuar shesheve të kryeqytetit në ditën e fundit të fushatës për zgjedhjet e 14 shkurtit, raporton Ekonomia Online.

Të shoqëruar nga një numër i madh i qytetarëve Kurti e Osamni, që në çdo takim ishin së bashku, kanë përfunduar marshi te objekti i Qeverisë, ku edhe ishte vendosur një mbishkrim “Qeveria Kurti”.

Kurti ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij dhe bashkëpartiakët.

Edhe Osmani ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Prindon Sadriu.

Ish-kryeministri Kurti me këtë rast u shpreh i bindur në fitore, duke ripërsëritur se këto zgjedhje janë referendum për VV-në dhe Kosovën.

Kurti ka thënë se qytetarët ua kanë hapur dyert LVV-së në çdo cep të Kosovë

“Pas qindrave takimeve, ndryshimi qe kemi kërkuar kurrë nuk ka qenë më afër. Ndryshimin e ka fuqizuar LVV me Listën e Vjosës. Jemi bashkuar kundër korrupsionit, ne do të realizojmë programin tonë krejt dhe drejt”.

Kurti ka shtuar tutje se ish-pushtuesit po largohen.

“Ne po vijmë, ata po shkojnë. Këtë të diel, do ta kujtojnë gjeneratat pas nesh se si populli është bërë bashkë. Ne kemi lëvizur drejt. Do të jem kryeministër për të gjithë”.

Kurse Osmani partitë e tjera i quajti kapëse të shtetit.

“Nuk ka asgjë më të mirë e më të ngrohtë sesa dashuria që e kemi marr nga secili prej jush anekënd Kosovës. A e dini se cila është porosia që kemi marrë kudo që kemi shkuar: 127″.

“Vota për numrin 127 është votë kundër-korrupsionit. E kemi një mesazh për kapësit e shtetit ‘ecni rrugës sepse ndryshimi po vjen”.

Ajo ka thënë se me 14 shkurt, do të vuloset pensionimi politik, siç tha ajo, i atyre që kanë kapur shtetin.

Të ngjashme