Kurti e quan Prekazin kryeqytet të qëndresës dhe kryengritjes së shqiptarëve

Prekaz | 17 Shk 2020 | 09:23 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i shoqëruar nga kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani kanë bërë homazhe në kompleksi memorial “Adem Jashari” në Prekaz, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast, Kurti e ka quajtur Prekazin kryeqytet të qëndresë dhe kryengritjes së shqiptarëve.

“Erdhëm sot në Prekaz, në këtë kryeqytet të kryengritjes e të qëndresës së popullit tonë për të kujtuar dhe nderuar familjen Jashari, të cilët luftuan dhe u sakrifikuan në një ngjarje të jashtëzakonshme ku sot njihet si Epopeja e UÇK-së”.

“Në 12-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë i kujtojmë me mall e pikëllim por edhe me shumë krenari”, ka thënë Kurti.

Gjatë ditës nën organizimin e Qeverisë së Kosovës janë paraparë një varg aktivitetesh.

Osmani dhe Kurti do të vendosin kurora lulesh te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, duke filluar nga ora 10:30, dhe nga ora 10:40 te varri i veprimtarit Adem Demaçi.

Nën kujdesin e kryetares Vjosa Osmanit, mbahet seancë solemne në ora 11:00.

Kurse kryeministri Albin Kurti dhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani, do të bëjnë një vizitë në Forcën e Sigurisë se Kosovës nga ora 12:00.

Nga ora 13:00 është planifikuar që të bëhet prezantimi i pamjes së re të Obeliskut NEWBORN, ku do të marrë pjesë kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani.

Duke  filluar nga ora 18:00, në katedralen “Shën Nëna Terezë”, nën kujdesin e presidentit Hashim Thaçi.

Gjithashtu, edhe komunat kanë paraparë disa aktivitet.


Të ngjashme