Kryeministri i vendit, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, u takuan me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash.
Në takim u fol për bashkëpunimin mes Kosovës dhe KFOR-it, por edhe situatën e sigurisë në vend.
“Në takim u vlerësua se komunikimi dhe takimet e rregullta janë në shërbim të bashkërendimit sa më të mirë ndërmjet institucioneve të sigurisë”.
“Kryeministri e falënderoi komandantin Ulutas për bashkëpunimin e mirë, për rolin dhe kontributin e tij dhe të KFOR-it për sigurinë dhe paqen”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.
Gjatë ditës, komandanti i KFOR-it u takua edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.