Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar zëvendëskryeministren e dytë dhe ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, Koordinatore Kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore.
Sipas Kurtit, ky emërim synon të forcojë përkushtimin institucional për parandalimin dhe adresimin e dhunës, duke e trajtuar atë si çështje të sigurisë njerëzore dhe të drejtave themelore.
“Kam emëruar zëvendëskryeministren e dytë, njëkohësisht Ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz Koordinatore Kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore. Ky emërim forcon përkushtimin institucional për parandalimin dhe adresimin e dhunës, si një çështje të sigurisë njerëzore dhe të drejtave themelore”, ka shkruar ai.
Kurti i uroi suksese Gërvallës, në këtë detyrë, duke theksuar se Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar për forcimin e parandalimit, mbrojtjes dhe drejtësisë për gratë dhe vajzat.