Kurti ende e quan veten kryeministër i Kosovës

Prishtinë | 19 Qer 2020 | 19:18 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është ende kryeministër i Kosovës, sipas përshkrimit të biografisë së tij në profilin respektiv në Twitter.

Në përshkrimin e biografisë së tij, Kurti ka shkruar “kryeministër i Republikës së Kosovës. Aktivist dhe politikan në Lëvizjen VETËVENDOSJE!”.

Por, qeveria e drejtuar nga Kurti është rrëzuar me 2/3 e votave në Kuvendin e Kosovës me një mocion mosbesimi të inicuar nga partneri i atëhershëm qeverisës i Kurtit, Lidhja Demokratike e Kosovës.

E pikërisht ishte LDK-ja që ia dha goditjen tjetër Kurtit duke formuar qeverinë e re me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën Socialdemokrate dhe komunitetet jo-shumicë në Kuvend.

Të ngjashme