Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës mori vendim që regjistrimi i popullësisë të shtyhet për në muajin prill të vitit 2024 dhe për këtë kryeministri Albin Kurti fajësoi Agjencinë e Statistikave të Kosovës.
Rukiqi ka thënë se Kurti nuk po e di se as çka udhëheq e as kë, duke shtuar se “ASK’ja funksion brenda Zyrës së Kryeministrit”, raporton Express.
“Me gjase ky nuk e din, as çka udheheq, as kend e udheheq. Agjencia e Statistikave te Kosoves, funksionon brenda Zyres se Kryeministrit. Fajin e ke te Zyra juaj Kryeminister. I shkuan 3 vite me ankesa dhe viktimizim”, ka thënë Rukiqi.