Kurti falënderoi ambasadorin Gudjev për marrëdhëniet e mira të Bullgarisë me Kosovën

Prishtinë | 22 Nën 2024 | 12:49 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev, raporton Ekonomia Online.

Kryeministri Kurti falënderoi ambasadorin Gudjev për bashkëpunimin e ngushtë dhe përkushtimin e tij për të avancuar e thelluar marrëdhëniet ndërmjet Kosovë dhe Bullgarisë, që këtë vit shënojnë 15-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike, dhe i uroi suksese në angazhimet e radhës.

Gjatë mandatit të ambasadorit Gudjev, në Kosovë janë realizuar pesë vizita të zyrtarëve bullgarë, përfshirë Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev dhe janë organizuar 21 vizita të zyrtarëve të Kosovës në Bullgari, përfshirë këtu takimin e kryeministrit Kurti me Kryeministrin e Bullgarisë, Dimitar Glavchev dhe Presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev.

Të ngjashme