Kurti fushatën do ta fillojë nga Gjilani

Prishtinë | 29 Maj 2017 | 19:04 | Nga

I nominuari për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti ka treguar se fushatën elektorale do ta nisin në qytetin e Gjilanit të mërkurën në orën 14:00.

Ai ka thënë se arsye se pse kanë zgjedhur Gjilanin për këtë është pasi rajoni i Anamoravës është prekur më së shumti nga decentralizimi etnik.

Postimi i plotë i Kurtit:

Gjilani e Anamorava janë prej regjioneve të prekura më së shumti nga decentralizimi etnik. Ndaj dhe fushata jonë elektorale do të nisë me tubimin e madh në Gjilan, të mërkurën në orën 14:00.

Tash është momenti të punojmë për ndryshimin. Katër vjet këta nuk e pyesin popullin, e pyesin vetëm në një ditë, në ditën e zgjedhjeve. Le ta japim përgjigjen tonë atë ditë, që në 12 qershor të festojmë së bashku 12 vjetorin e VETËVENDOSJE!-s.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme