Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, teksa ministri i Shëndetësisë Arben Vitia po pyetej rreth mungesës së albuminave, i ka thënë gazetares së Klan Kosovës “ju thuani pronarit tuaj t’ia kthejë Telekomit të Kosovës 62,2 milionë euro”, raporton Ekonomia Online.
“Për transformimin e shëndetësisë nuk ka dilema, ndërkaq zonja gazetare ju thuani pronarit tuaj t’ia kthejë Telekomit të Kosovës 62,2 milionë euro. Fillimisht t’i ktheni 62.2 milionë euro pastaj mund të flisni për albumina”, i ka thënë Kurti gazetares gjatë një vizite në Klinikën e Kardiologjisë në QKUK me Vitinë.