Kurti-Haradinajt: Nuk ndreqet aleanca me Amerikën me do gypa

Prishtinë | 19 Tet 2021 | 12:07 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti deklaroi sot në Kuvendin e Kosovës se është gabim instrumentalizimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për ta luftuar kryeministrin e Kosovës.

“Këtë e ka treguar edhe populli i Kosovës. Pra sa i doni ju SHBA-të tregon lehtësia me të cilën i instrumentalizoni ata kundër kryeministrit të Kosovës”, tha Kurti.

Kurti i tha deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, se me para të shtetit është shumë dorëshlirë, kurse me ato private shumë koprrac.

“Ju keni nënshkruar 18.5% shkallë të kthimit të brendshëm kapital me Contour Global, a e dini pse e keni nënshkruar këtë dhe që do t’ia bleni krejt rrymën që e prodhojnë pavarësisht sa na duhet, sepse ju me paratë e shtetit është shumë dorëshlirë, e me paratë e juaja private jeni shumë koprrac. Konkretisht keni blerë nga Agjencia Kosovare e Privatizimit 198.9 hektarë tokë bujqësore, plantacionin e vishnjave dhe lajthive në fshatin Irzniq, me çmim total prej 70 mijë euro, 3 euro e 52 cent për ari, po kjo është turp. Kjo është turp, pra me para të shtetit je shumë dorëshlirë, 18.5% Contour Global-it jepja, se e ndreqim aleancën me Amerikën, për do gypa. Nuk ndreqet aleanca me do gypa. Kjo është cektësia dhe shkurtëpamësia juaj”, tha Kurti.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka pyetur kryeministrin Albin Kurti pse nuk po e pranon projektin amerikan për gazsjellës.

“A mundeni me na tregu kur keni me sjellë më lirë gazin 20 milionë janë më lirë pra grant, kur keni me sjellë gazin apo e keni alternativën dika tjetër. Përse zëvendësi juaj e ka quajtur projekt rus”, pyeti Haradinaj.

“Granti nuk është humbur asnjëherë dhe ky grant për 200 milionë euro nuk është specifikisht për infrastrukturë të gazit. Qeveria është duke e përcjellë me kujdes, dhe shtrenjtimi i rrymës nuk ka të bëjë me refuzimin e këtij projekti. Ky projekt mund të zgjasë 8 vjet e jo 8 javë”. 

“Ka shumë të pasakta në deklarata e juaja. Këto para për MCC, janë dedikuar për infrastrukturë të gazit. Pas tri vitesh negocim, ka ardhur në dakordim për gaz dhe nëse e humbni këtë ofertë ju duhet edhe tri vite që ta merrni një ofertë tjetër. Po ju gënjejnë ekspertët e juaj se do të ketë krizë 8 muajshe”, tha Haradinaj.

Të ngjashme