Kurti harron se e la Kosovën në greva, studentëve austriakë iu thotë se Kosova ka “progres ekonomik”

Prishtinë | 16 Sht 2022 | 14:32 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i vendit, Albin Kurti po qëndron në Vjenë të Austrisë.

Ai atje ka pasur një bashkëbisedim me studentët nga Universiteti i Vjenës dhe Vendedikut.

Siç thuhet në komunikatë, Kurti, studentëve u tha se Kosova progres ekonomik dhe demokratik këtë vit.

“Kryeministri Kurti prezantoi të arriturat e gjithmbarshme të Kosovës, sidomos progresin ekonomik dhe demokratik në vitin e fundit. Para rreth 90 studentëve ndërkombëtarë që vijojnë studimet master për të drejtat e njeriut dhe demokratizim, ai foli për arritjet e qeverisë dhe për reformat e filluara, veçanërisht në sistemin e drejtësisë, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe për politikën e jashtme dhe synimet e Republikës së Kosovës për integrim në organizatat ndërkombëtare”, thuhet në komunikatë.

“Pas prezantimit të shkurtër, Kryeministri bashkëbisedoi me studentët dhe profesorët e pranishëm, të cilët parashtruan pyetje dhe zgjeruan diskutimin mbi pikat e Programit të Qeverisë, që lidhen me ekonominë dhe investimet, drejtësinë dhe procesin e vetingut, si dhe edukimin dhe sistemin dual të arsimit. Studentët dhe profesorët e pranishëm falënderuan kryeministrin Kurti për këtë diskutim”, thuhet tutje në komunikatë.

Kjo deklaratë e Kurtit vjen në një kohë kur Kosova po përballet me greva të ashpra shkaku i kërkesave të paplotësuara të sindikatave.

Pas asaj të arsimit që është në grevë, edhe sindikata e shëndetësisë ka paralajmëruar protestë për të mërkurën.

Të ngjashme