Kurti: Hotit i uroj forcë e punë të mbarë, opozitës frymë bashkëpunuese

Prishtinë | 22 Shk 2020 | 17:24 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas ngjarjes së sotme të sulmit me vezë ndaj Avdullah Hotit, zëvendëskryeministrit të parë.

Kurti deklaroi në rrjetin social Facebook se  veprimet e opozitës nuk e shqetësojnë qeverinë.

“Veprimet e dirigjuara prej marazit të ngelur nga 6 tetori e 3 shkurti nuk e shqetësojnë qeverinë, e cila po punon e angazhohet për të mirën e popullit e të shtetit, dhe mbështetet gjerësisht nga qytetarët. zëvendëskryeministrit Hoti i uroj forcë e punë të mbarë, opozitës i dëshiroj frymë bashkëpunuese, edhe kur e luftojmë korrupsionin e krimin, edhe kur e mbrojmë shtetin e kombin”, ka shkruar Kurti.

Të ngjashme