Kryeministri Albin Kurti ka folur para kabinetit qeveritar për takimin e së enjtes që e kishte në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raporton Ekonomia Online.
Sipas tij, pala serbe nuk ka qenë e gatshme për normalizim të plotë.
“Në vend të ideve pala tjetër kanë nxjerr vetëm konstatime duke bërë të ditur se nuk jën të intersuar për normalizim të plotë, por për hapa të vegjël”, ka thënë Kurti.
Kryeministri tha se fillimisht e ka elaboruar “këndvështrimin e palës sonë për kornizën e përgjithshme dhe elementet që duhet t’i përfshinte marrëveshja finale”, në formën e 6 kapitujve.
“Te tema e parë kam elaboruar në detaje këndvështrimin e palës tonë për marrëveshjen finale në formë të 6 kapitujve:
Kurti pasdite pret në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák.