Vendimi unilateral i kryeministrit Albin Kurtit pa koordinim me SHBA-në për të nisur Njësinë Speciale në veri, do të ketë pasoja të mëdha shumëdimensionale në ditët dhe javët e ardhshme.
Me këtë vendim, Kurti i ka hapur rrugë ri-instalimit të strukturave paralele në veri, ritkhimin e barrikdave dhe të rojeve të urës!
Vendimi i tij nuk është i rastësishëm dhe ka për qëllim stopimin e dialogut dhe zhvlerësimin e të gjitha marrëveshjeve që janë arritur në dekadën e fundit në Bruksel dhe Uashington.
Tentimi për të rishkruar historinë e Kosovës nuk duhet të jetë asnjëherë përshkrim i detyrës së kryeministrit të Kosovës. Këtë e bën për mrekulli presidenti serb, Vuciq!
Albini nuk ka plan se si do të sillet nesër, pasnesër dhe në javët dhe muajt e ardhshme.
Derisa, për qytetarët e Mitrovicës do të rikthehen pamjet e vjetra të destabilitetit, të zymtësisë dhe mugesës së parashikueshmërisë!
(Autori ka qenë këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi)