Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti tha se Kosova ka mbajtur zgjedhjet lokale të cilat të lira, demokratike dhe fer, raporton Ekonomia Online.
Një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale, Kurti shtoi se është i kënaqur rezultatin e arritur.
“I kënaqur që të shoh kaq shumë kandidatë tonë në balotazh, kjo është një shans që të vazhdojmë të flasim e të diskutojmë me qytetarët e Kosovës se si t’i mbrojmë e avancojmë të arriturat e këtij gjysmë viti të qeverisjes së mirë dhe se si t’i zgjerojmë mundësitë dhe të shtojmë kujdesin për të gjithë”.
“Ndryshimi i bërë realitet në rrafshin qytetar, nuk është vetëm plane, por nënkupton plane aktuale, plane që mund të realizohen. Jam i etur të bashkëpunoj me secilën komunë që vlera tona të përbashkëta të arrijnë në çdo shtëpi. Do të qëndroj pranë çdo kryetari komune që dëshiron të bëjë reforma. Urime të gjithë kandidatëve”.
Ai tregon se do t’i takoj të gjithë kandidatët e LVV-së që janë në balotazh.
“Kjo është një festë e madhe e demokracisë. Kandidatët e Vetëvendosjes do të jenë të angazhuar në të gjithë territorin në ditët në vijim. Qysh sonte do të takohem me kandidatët e Vetëvendosjes që janë në balotazh dhe do të bëjmë planet tona se si të ecim më tej”.
Kurti u shpreh i bindur se kandidati i VV-së, Arben Vitia do të jetë kryetar i kryeqytetit më 15 nëntor.
“Arben Vitia është në garë për Prishtinën ku prin qartazi dhe jo vetëm shpresoj por besoj që ai do të jetë kryetar i kryeqytetit dhe me datën 15 nëntor do ta marr detyrën aty ku kanë thënë qytetarët e kryeqytetit”.
Kurti tha se arsyeja e humbjes së Agim Bahtirit mund të jetë edhe mosndihmesa e mjaftueshme e partisë për të.
“Kam pritur rezultat tjetër në Mitrovicë, edhe këtë do ta analizojmë, mbase nuk e kemi ndihmuar mjaftueshëm kandidatin tonë Agim Bahtiri të cilin e falënderoj përzemërsisht për kontributin dhe gjithashtu për besnikërinë ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe për korrektësinë e tij në raport me mua si kryetar dhe kryeministër”, tha Kurti.
Kurti, thotë se nuk e ka parë deklaratën e kryeparlamentarit e bashkëpartiakut të tij, Glauk Konjufca, i cili e quajti akademik Agim Bahtirin,
Duke folur për rezultatin e zgjedhjeve lokale në një konferencë për media, i pyetur për deklaratën e Konjufcës, Kurti u shpreh i painformuar për atë deklaratë.
“Përveç asaj pyetjes që ta ka borxh Arben Vitia, edhe këtë tjetrën ta ka borxh Glauk Konjufca. S’arrij t’i shoh emisionet, më vjen keq. Me dëshirën më të madhe, por s’arrij. As në Facebook për besë nuk arrij”, tha Kurti.
Nga rezultatet e fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) del se, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka fituar asnjë komunë në raundin e parë, por do të shkoj në balotazh në 12 komuna në nivel vendi.